Banorët e lagjes Iliria kërkojnë masa ndaj kompanisë “Ecohigjiena”, po ndot ambientin jetësor
Banorët e lagjes Iliria kanë reaguar sot ndaj kompanisë “Ecohigjiena”, e cila po ndot ambientin jetësor.
Sot, si çdo javë, kamioni i kompanisë Ecohigjiena që mbledh mbeturinat në lagjen Iliria (ish-Kamnik), rruga “Demush A. Shabani”, ka lëshuar mbetje të lëngshme nëpër rrugë, duke shkaktuar kundërmime të jashtëzakonshme dhe kushte të papranueshme higjienike për banorët.
Kjo është veçanërisht shqetësuese pasi në këto rrugë dhe hapësira luajnë çdo ditë fëmijët tanë.
Një situatë e tillë paraqet rrezik për higjienën dhe shëndetin publik dhe nuk mund të tolerohet më – thuhet në reagimin e banorëve.
Ata e paralajmërojmë kompaninë që, nëse ky problem nuk zgjidhet menjëherë, nga java e ardhshme banorët e lagjes nuk do ta lejojnë hyrjen e këtij kamioni në lagje.
Kërkesa është e qartë: ndërrimi urgjent i kamionit dhe përdorimi i një mjeti që i plotëson kushtet teknike dhe higjienike për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave.
Njëkohësisht, i bëhet thirrje Drejtorit për Shërbime Publike, Kushtrim M. Ibrahimi, që të ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme ndaj kompanisë Ecohigjiena dhe të kërkojë përgjegjësi për këtë gjendje të përsëritur.
Lagjja Iliria nuk është vend për të derdhur mbetje nëpër rrugë.
Fëmijët dhe banorët e këtushëm meritojnë një ambient të pastër dhe të sigurt.
“Kërkojmë zgjidhje urgjente, jo arsyetime!” – thuet në reagim Shiko më pak

