Pas 40 vitesh shërbim, pensionohet infermierja nga Gjilani, Minavere Dika Sylejmani
Pas një karriere të gjatë dhe të përkushtuar prej 40 vitesh në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan, infermierja Minavere Dika Sylejmani ka përmbyllur me nder rrugëtimin e saj profesional, duke u pensionuar.
Gjatë gjithë veprimtarisë së saj, znj. Sylejmani u dallua për profesionalizëm, përkushtim, humanizëm dhe kujdes të vazhdueshëm ndaj pacientëve, duke dhënë një kontribut të çmuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe në kujdesin ndaj qytetarëve të komunës së Gjilanit.
Gjatë viteve të punës në QKMF, ajo shërbeu me përgjegjësi dhe përkushtim në Shërbimin e Vaksinimit dhe në Emergjencë, duke kontribuar në përmbushjen e misionit të institucionit për ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore dhe profesionale.
Me rastin e pensionimit, menaxhmenti, kolegët dhe i gjithë stafi i QKMF-së shprehin mirënjohjen dhe respektin për punën, angazhimin dhe kontributin e saj ndër vite.
Faleminderit për 40 vite shërbim dhe përkushtim ndaj pacientëve dhe qytetarëve!
I urojmë znj. Minavere Dika Sylejmani pensionim të mbarë, shëndet, mirëqenie dhe shumë gëzime pranë familjes, thuhet ne njoftimin e QKMF-Gjilan.

