Komuna paralajmëron qytetarët: Mos hidhni mbeturina në hapësirat publike, gjoba deri në 500 euro
Ekipet e pastrimit kanë larguar mbrëmë sasi të mëdha të mbeturinave vëllimore dhe inerte nga lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Përmes një njoftimi, qytetarët janë paralajmëruar që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike, pasi për shkelësit parashihen gjoba deri në 500 euro nga Inspektorati i Komunës.
“Ju lusim qytetarë, të keni kujdes, mos hidhni mbeturina në hapësira publike sepse do të gjobiteni 500 euro nga Inspektorati i Komunës”, thuhet në njoftim.

