Mëngjesi nis me kolona, kaq minuta shkojnë pritjet në pikat kufitare
Deri në 25 minuta shkkojnë pritjet mëngjesin e sotëm në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës.
Sipas të dhënave të përditësuara në ora 08:10, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku në dalje zgjasin prej 20–25 minuta, ndërsa kolona arrin në rreth 150 metra.
Te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë 15–20 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për automjete janë kryesisht 3–5 minuta, ndërsa për kamionë nuk raportohet pritje e theksuar.

