Kajtazi i bindur: Kryetar Kuvendi do të ketë, qeveri do të ketë, president jo!

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar zhvillimet politike dhe mundësitë për koalicione pas zgjedhjeve.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Kajtazi shkruan se tashmë janë shfaqur dy skenarë për koalicionet: Albin Kurti me Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, ose Albin Kurti me Donika Gërvallën, Faton Pecin, Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun.

Sipas Kajtazit, LDK-ja ndodhet përballë një dileme, pasi, siç shprehet ai, partia duhet të vendosë nëse do ta “shpëtojë Kosovën nga Osmani-Abdixhiku” dhe, rrjedhimisht, edhe nga Albin Kurti.

“Kryetar Kuvendi do të ketë. Qeveri do të ketë. President jo”, ka shkruar Kajtazi.