Mësimi ka filluar në Gjilan, por ditarët e klasës mungojnë
Izmi Zeka
Viti i ri shkollor ka filluar në Gjilan. Nxënësit janë në banka, mësimdhënësit kanë nisur punën, por ditarët e klasës ende nuk janë siguruar.
Ditarët e klasës janë një dokument themelor i procesit mësimor.
Në to evidentohen orët e mbajtura, mungesat e nxënësve, notat, vlerësimi dhe të dhëna të tjera të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor.
Mungesa e tyre që në ditët e para të shkollës është një problem që duhet të zgjidhet menjëherë.
Shkollat dhe mësimdhënësit nuk mund të fillojnë një vit të ri shkollor pa mjetet bazë për dokumentimin dhe organizimin e punës.
Drejtoria e Arsimit në Gjilan duhet të japë përgjigje dhe të ndërmarrë masa konkrete, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.
Fillimi i vitit shkollor kërkon organizim dhe përgjegjësi, jo mungesa që vështirësojnë punën e mësimdhënësve.
…………………………………………………..
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)

