Edita Tahiri: Abdixhiku po e lufton demokracinë në LDK, Kurti i ka bërë të vetët dervisha…
Ish-ministrja, Edita Tahiri, ka kritikuar liderët politikë në vend. Ajo ka thënë se nuk e kupton pse iu është shtuar doza e autokracisë.
Sipas Tahirit, Lumir Abdixhiku po e lufton demokracinë brenda LDK-se, derisa Albin Kurti i ka shndërruar në “dervisha” të vetët në LVV.
Ajo ka përmendur edhe Edi Ramën, duke thënë se askush në PS s’guxon të flasë ndërkohë që protestat po vazhdojnë.
“Cfare po ju ndodh liderëve politikë shqiptarë me kaq shume doze autokratike – shihni Abixhikun po lufton demokracine e brendshme; shihni Kurtin i ka shnderruar ne dervisha te vetet; shihni Edi Ramen, ata te PS-se as ciu nuk po guxojne me ba, nderkohe qe anija e protestuesve po lekund gjithë vendin..”, ka shkruar ajo.

