Hoti: Është lojë e VV-së, po zvarritet procesi për të caktuar zgjedhjet në datën që i konvenon

Avdullah Hoti ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Sipas tyre kjo është pjesë e një “loje” politike që po përsëritet tash e një muaj.

Hoti tha se nuk sheh asnjë arsye që deputetët të mos votojnë për Shalën.

“Është loja e tyre që ka qenë e pritur, e njëjta gjë tash e një muaj. Nuk ka asnjë arsye që të mos votohet Shala”, tha Hoti.

Sipas tij zvarritja po bëhet për të caktuar zgjedhjet në datën që i konvenon.