“Ti je material për Oscar” – Maliqi ironizon Kurtin për zhvillimet në Kuvend

Analisti politik Agon Maliqi ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kuvendin e Kosovës, duke e krahasuar situatën me një skenar telenovele.

Në një postim në Facebook, Maliqi i është referuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, me një ton ironik, duke komentuar edhe mënyrën se si është trajtuar tema e “popullit serb”.

“Regjinë e kësaj drame ‘Populli serb’ ia paskan lanë ndonjë praktikanti. Babë, cmon, nivel i telenovelave… ti je material për Oscar”, ka shkruar Maliqi.

Reagimi i tij vjen në kohën kur Kuvendi po përballet me zhvillime të tensionuara politike dhe përplasje të vazhdueshme mes subjekteve politike.