Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan, por vetëm me një kusht

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të ri në prag të zgjedhjeve të mesmandatit, duke thënë se çdo qytetar i rritur në SHBA do të marrë 5 mijë dollarë, nëse Partia Republikane ruan kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.

Në të njëjtin fjalim, Trump foli për luftën me Iranin dhe hodhi idenë që Ngushtica e Hormuzit të marrë emrin e tij.

Premtimi u bë gjatë konventës së parë të republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit, në Dallas. Trump e quajti pagesën e propozuar një “dividend”, duke e krahasuar me shpërndarjen e fitimeve që një kompani mund t’u bëjë aksionerëve të saj. Sipas tij, kushti kryesor do të ishte që paratë të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara.