Kardiologu Ferati: Gjithë ditën kujdesemi për zemrat e njerëzve, por në fund të ditës është kjo zemër e vogël që na jep mësimin e jetës!

Kardiologu i QKUK-së, dr Arlind Ferati ka ndarë një “moment zemre” nga takimi me të birin, Juniorin.

Mjeku i njohur kosovar ka shfrytëzuar kohën e pauzës, për t`i kaluar disa momente me të birin.

“Është e çuditshme… gjithë ditën kujdesemi për zemrat e njerëzve, por në fund të ditës është kjo zemër e vogël që na jep mësimin e jetës!”, ka shkruar mjeku.

Postimi:

Sot, mes punës në spital dhe gjithë angazhimeve të ditës, pata një nga ato momentet e vogla që vlejnë më shumë se gjithçka.

Juniori erdhi për vizitë dhe për pak minuta harruam spitalin, punën dhe gjithçka tjetër… u ulëm jashtë dhe luajtëm bashkë.

Është e çuditshme… gjithë ditën kujdesemi për zemrat e njerëzve, por në fund të ditës është kjo zemër e vogël që na jep mësimin e jetës!

Të jesh kardiolog është një profesion që e dua. Por të jesh babai i tij është gjëja më e bukur, ka shkruar dr Arlind Ferati.