Tradhtia që s`e patë tu ardhë
Shkruan: Çim Peka
Tradhtitë ma të mëdha nuk vijnë gjithmonë prej armiqve.
Nganjëherë vijnë prej njerëzve që iu ke besu ma së shumti.
Ky mundet me kanë gabimi ma i madh i Thaçit dhe shokëve të tij.
Ata besun që Tirana ishte garancia e Kosovës. Që, pavarësisht politikës së momentit, Shqipnia kishte me qenë gjithmonë krah Prishtinës kur të vinte puna te interesi i Kosovës.
Pastaj erdhi prova.
Në vitin 2023, kur Kosova ishte nën presion të madh ndërkombëtar, Edi Rama e kritikoi publikisht Prishtinën, e anuloi mbledhjen e dy qeverive dhe ua çoi Emmanuel Macronit e Olaf Scholzit draftin e vet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Rama tha që po mundohej me e shpëtu Kosovën prej izolimit.
Kritikët e tij panë diçka krejt tjetër.
Pikërisht kur Kosovës i duhej Tirana me ia forcu pozicionin, Tirana ia shtoi presionin.
E ky është mësimi që Thaçi me shokë ndoshta nuk e kuptun atëherë:
Vëllaznia nuk është strategji. Besimi nuk është garanci. E asnjë shtet s’mundet me ia lanë interesin kombëtar në dorë një njeriu tjetër.
Uroj që sot ta kenë kuptu.
Edhe uroj që hala mos me qenë vonë me rikuperu çka mundet me u rikuperu.
P.S. SHENJAT QË S’I PANË
1. Mbështetja për Gjykatën Speciale dhe presioni ndaj Kosovës me e votu krijimin e saj.
2. Mbështetja dhe lobimi për ndarjen e Kosovës.
3. Mbështetja e Ballkanit të Hapur bashkë me Serbinë, në dëm të Procesit të Berlinit.
4. Drafti i pakërkum për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
5. Refuzimi me e miratu në Kuvendin e Shqipnisë një rezolutë që e cilësonte si gjenocid atë që Serbia kishte ba në Kosovë.
6. Kundërshtimi i Rrugës së Kombit.
Veç e veç, secila prej këtyne mundet me u arsyetu si gabim politik.
Njana mundet me qenë gabim.
Dy, rastësi.
Tri duhet me ngritë pikëpyetje.
Po krejt bashkë?
Në një pikë, një varg gabimesh nis me u dukë si model.
E për ata që këtë model e shohin si tradhti, pyetja nuk është ma çka ka ndodhë.
Pyetja është: pse u desht kaq shumë kohë me e pa?
Zgjodha kete stil shkrimi qe te kuptohemi me mire vellezer.
E nese akoma s’jemi kuptuar, prisni edhe me keq.
Ne s’po e marrim zvarr, ju po ja pranoni tradhetite!

