Përfundon protesta në Prishtinë, këto janë 4 kërkesat e saj
Ka përfunduar protesta gjithëpopullore në Prishtinë, e thirrur nga organizatat e dala nga lufta.
Organizatorët kanë prezantuar katër kërkesat kryesore të tyre lidhur dënimin e Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Kërkesa e parë është shfuqizimi ose ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Kërkesa e dytë ishte shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Kërkesa e tretë – mbështetje e pakufizuar dhe fonde të mjaftueshme për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.
Kërkesa e katërt – angazhimi i ekspertëve më të mirë ndërkombëtarë në mbrojtjen e krerëve të UÇK-së.
“UÇK-ja jemi ne, UÇK-ja është shteti i Kosovës, dhe ne nuk do ta lejojmë të na merrni atë që e kemi fituar me gjak”, u tha në përmbyllje të protestës.

