13 orë ngeli i bllokuar në tualetin e Parlamentit, deputeti përfundon në spital

Një deputet i Parlamentit të Flandrës, një nga rajonet e Belgjikës, u dërgua në spital pasi ngeli për rreth 13 orë i bllokuar në një tualet të Parlamentit në Bruksel.

Frederic Erens mbeti i bllokuar pasi mekanizmi i derës së tualetit pësoi defekt dhe ai nuk mundi të dilte.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë të mërkurën në mëngjes, 16 shtator, dhe përdorën një levë metalike për të hapur me forcë derën, raportoi VTM Nieuws.

Pas nxjerrjes nga tualeti, 58-vjeçari u dërgua në spitalin Saint-Jean në Bruksel, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore apo rrethanat e plota të incidentit. (foto ilustrim)