Kurti e takon në SHBA Ylli Zagragjën, që ia paguante qiranë 250 euro
Bëhet fjalë për Ylli Zagragjën, shtëpinë e të cilit Kurti fillimisht e kishte deklaruar me qira 250 euro, ndërsa në deklarimin e fundit të pasurisë qiraja figuron 350 euro.
TAKIM ME QIRADHËNËSIN Kurti e takon në SHBA Ylli Zagragjën, që ia paguante qiranë 250 euro
Albin Kurti, ndër takimet që ka realizuar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka edhe një takim të veçantë – me gjasë me pronarin e shtëpisë që Kryeministri e merr me qira.
Bëhet fjalë për Ylli Zagragjën, shtëpinë e të cilit Kurti fillimisht e kishte deklaruar me qira 250 euro, ndërsa në deklarimin e fundit të pasurisë qiraja figuron 350 euro.
Ylli Zagragja është nipi i Blerim Zagragjës, i cili fillimisht ia kishte lëshuar Kurtit shtëpinë me qira. Por, sipas burimeve të Vox Kosova, tashmë shtëpia i përket Ylli Zagragjës.
Në vizitën e tij të mëparshme në SHBA, Kurti kishte takuar edhe Jeta Zagragjën, motrën e Ylli Zagragjës.
Bashkëshorti i saj kishte qenë i përfshirë në një procedurë tenderuese me institucionet e Kosovës, në vlerë prej rreth 1.7 milion eurosh, procedurë e cila ishte ndalur nga gjykata.
Vox Kosova ka raportuar në detaje për këto raste.

