Rugova: A do të kemi dimër të ftohtë sivjet?

Meteorologu kosovar, Mendim Rugova, në emisionin “Ora Shtatë”, ka bërë të ditur se çfarë moti do të mbizotërojë në Kosovë përgjatë javëve të ardhshme.

Sa i përket fenomenit të El Ninos, Rugova tha se muajt tetor, nëntor, dhjetor, ose nëntor, dhjetor, janar, janë më të prekurit nga ai, transmeton Klankosova.tv.

“Për momentin, nuk e kemi parë që mund të kemi ndonjë të ftohtë të madh gjatë dimrit, po duket që nuk do të jetë ai i ftohti i madh”, tha ai.