“Liria ka emër” – publikohet orari i nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka publikuar oraret dhe pikat e nisjes së autobusëve nga qytete të ndryshme të Kosovës, për qytetarët që do t’i bashkohen protestës së 1 tetorit në Prishtinë.

Protesta do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa autobusët do të nisen në orare të ndryshme nga komunat dhe vendbanimet e Kosovës.

Sipas njoftimit, nisje të organizuara do të ketë nga Prizreni, Suhareka, Vitia, Ferizaj, Podujeva, Kamenica, Vushtrria, Malisheva, Gjakova, Istogu, Kaçaniku, Drenasi, Skenderaj, Klina, Rahoveci, Lipjani dhe qytete e fshatra të tjera