Përfaqësuesja e Kosovës rikthehet sonte përballë Izraelit
Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të rikthehet prapë në aksion, kësaj here përballë Izraelit.
Ndeshja luhet në Debrecen të Hungarisë, ku Izraeli është nikoqir dhe nis nga ora 20:45.
Kjo është përballja e tretë e Kosovës në Ligën B të Kombeve, që deri tani ka tri pikë (një fitore e një humbje).
Kosova fitoi ndaj Irlandës, më 24 shtator në “Fadil Vokrri”, ndërsa më 27 shtator në Vjenë, humbi 3-1 nga Austria.
Izraeli ka dy humbje, në dy xhirot e para, 3-1 nga Austria dhe 3-0 nga Irlanda.
Kjo është hera e tretë që Kosova dhe Izraeli do të përballen mes vete.
Ndeshja e parë, në mars 2023, u mbyll 1-1 në Tel Aviv.
Ndeshja e kthimit, nëntor 2023, në Prishtinë, u mbyll 1-0 në të mirë të Kosovës.
Deri në fund të këtij grumbullimi të shtatorit/tetorit, Kosova ka edhe një përballje, më 4 tetor, ndaj Austrisë, në Prishtinë.

