Prishtina nën masa sigurie, policia bllokon edhe sot disa rrugë për shkak të protestes
Prishtina nën masa sigurie, policia bllokon edhe sot disa rrugë për shkak të protestes
Policia e Kosovës ka bllokuar edhe sot disa rrugë në kryeqytet, për shkak të protestës që mbahet gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Organizata e OVL-UÇK ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e sotme në sheshin e Prishtinës.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, si dhe qytetarëve, që t’i bashkohen tubimit në shesh.
“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.
Organizata ka kërkuar që pjesëmarrësit të jenë të bashkuar dhe të ruajnë dinjitetin gjatë protestës. /Indeksonline

