Mozzik dhe Lotina bëhen prindër, reperi e tregon edhe emrin e djalit
Mozzik dhe Lotina janë bërë prindër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë emocionet dhe mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit të tij, të cilin e ka quajtur Oz.
Në postimin e publikuar sot, Mozzik ka treguar se për një kohë të gjatë është lutur për këtë dhuratë, duke theksuar se sprovat e jetës e kanë bërë më të fortë.
“Sot, me zemrën plot, të falënderoj për dhuratën më të madhe që na dhe, djalin tonë!”, ka shkruar reperi.
Ai i ka uruar të birit shëndet, jetë të gjatë dhe një rrugëtim të mbushur me të mira, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba!”.

