Përmes këtij shërbimi të ri qytetarët mund të përfitojnë nga dy funksione kryesore:

Qytetarët njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazhit elektronik (SMS-ve), sapo të regjistrohet gjoba në sistem.

“Përmes platformës e-Kosova, qytetarët njoftohen për gjoba dhe masat mbrojtëse ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin raportin përkatës të gjendjes së tyre rreth gjobave, i cili paraqitet drejtpërdrejt në e-Kosova. Raporti përfshinë informata lidhur me gjobat e papaguara, masat mbrojtëse për persona fizik, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë shoferit si dhe pikët negative, sipas të dhënave të regjistruara në sistem”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës vlerëson se ky zhvillim kontribuon në përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata, rritjen e transparencës dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe publikut.

Qytetarët ftohen ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për të marrë njoftime lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Policia e Kosovës tutje theksoi mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për qytetarët, rritjen e transparencës institucionale dhe ofrimin e shërbimeve sa më efikase, të sigurta dhe të qasshme për publikun.