Pas kërkesës së PDK’së, Presidentja e kthen ligjin për Specialen në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë vendim për kthimin në rishqyrtim në Kuvendin e Republikës së Kosovës të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, thuhet në njoftimin e presidencës.

Gjatë ditës së sotme, “Presidentja ka pranuar propozimin zyrtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, si sponsorizues i ligjit, për t’i dhënë Kuvendit mundësinë e rishqyrtimit të tij, veçanërisht të dispozitave që ndërlidhen me juridiksionin dhe mandatin e Dhomave të Specializuara, si dhe me garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të personave që po gjykohen pranë këtyre Dhomave”, vijon njoftimi.