Unë nuk dua të vdes….

Nevzat Shemsedini

As një njeri nuk ka të drejtë ta shndërrojë dashurinë në burg, marrëdhënien në kontroll apo zhgënjimin në dhunë.

Askush nuk duhet të detyrohet të jetojë në frikë dhe ankth vetëm sepse dikush tjetër nuk arrin ta pranojë lirinë e saj.

Jeta nuk është pronë e partnerit, e familjes, e shoqërisë apo e askujt tjetër.

Ajo i përket njeriut që e jeton, që ndien, që ëndërron, që përjeton dhimbje dhe që ka të drejtën të vendosë për rrugën e saj, pa kërcënime, pa dhunë dhe pa frikë se tjetri do e privoj nga liria.

“Unë nuk dua të vdes, por vdekja po më pret !” është një thirrje për dinjitetin njerëzor, autonominë personale dhe të drejtën themelore për të ekzistuar.

Kur një njeri përpiqet ta kontrollojë tjetrin përmes kërcënimeve, poshtërimit, frikësimit apo dhunës, marrëdhënia pushon së qeni një hapësirë sigurie dhe shndërrohet në një hapësirë frike dhe ankthi për jetë.

Dhuna shpesh ushqehet nga bindja e gabuar se dashuria nënkupton pronësi. JO!

Dashuria nuk është pronësi. Të duash dikë nuk do të thotë ta zotërosh, por ta respektosh si një qenie të lirë, me ndjenja, mendime, dëshira dhe të drejtën për të marrë vendime për jetën e vet.

Mesazh reflektimi…

Ti mund të jesh pjesë e jetës sime, por nuk je pronar i saj.

Mund të mos pajtohesh me zgjedhjet e mia, por nuk ke të drejtë të më kërcënosh.

Mund të më refuzosh, të largohesh nga unë apo të mos më duash më, por nuk ke të drejtë të ma marrësh jetën.

Sepse jeta ime nuk është pronë e zemërimit tënd, e xhelozisë sate apo e dëshirës sate për të bërë çfarë të duashme mua…

Dhe mbi të gjitha, askush nuk duhet të vdesë vetëm sepse një tjetër nuk pranon ta shohë të lirë.

Unë nuk dua të vdes, dua lirinë e kuptimit të jetës sime!