Suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

Ky vendim vjen pas vr*sjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.