Fundjavë e vranët e me reshje shiu
Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu.
Reshje më intensive priten ditën e diel.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3–6°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 8–11°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.
E shtunë, 31 tetor 2026
Do të mbajë mot i vranët, me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 m/s.
E diel, 01 nëntor 2026
Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, të cilat pritet të jenë më intensive.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 10°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi 1–3 m/s.

