Arrestohet 65-vjeçari i dyshuar për vr*sjen e djalit dhe foshnjes në Demiraj të Gjilanit

Një 65-vjeçar dyshohet se është autori i vrasjes së dyfishtë paraditen e sotme në Demiraj të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani tha se i dyshuari është arrestuar për vrasje të rëndë.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë”, tha Hashani.

“Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, shtoi ai.

Hashani tha se i dyshuari u ndalua për 48 orë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se incidenti ka ndodhur brenda familjes, ku në cilësin e përsonit të dyshuar është arrestuar babai i viktimës (gjashtëdhjet e pesë vjeçar), i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.