10-vjeçarja ndjeu dhimbje barku, në spital zbuloi se është shtatzënë
Një vajzë 10-vjeçare në Argjentinë, e cila u dërgua në spital për dhimbje stomaku, kuptoi se ishte shtatzënë në muajin e gjashtë.
Mjekët ngritën dyshime pasi nëna e saj tha se vajza nuk kishte pasur perioda për një farë kohe, raporton Metro.
Sipas policisë, ajo ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj 33-vjeçar në shtëpinë e familjes, i cili tashmë është arrestuar.
Gjyshja e kishte paralajmëruar të bijën se njerku nuk ishte i besueshëm dhe tregoi se ajo vetë kishte qenë viktimë e abuzimit si 8-vjeçe.
Mësuesja e vajzës mbeti e tronditur. Ajo tha se vajza ka qenë një nxënëse e qetë dhe nuk kishte shfaqur kurrë sjellje të çuditshme.

