Sejdiu demanton Kurtin: Nga 704 mjekë që u larguan nga viti 2018, 40 janë kthyer, por në sektorin privat
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se Brenda vitit janë kthyer 171 mjekë nga diaspora, ka prodhuar jo pak Kritika lidhur me vërtetësinë e kësaj shifre, raporton Mediafokus.info.
Në këtë rast, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu, e ka demantuar Kurtin, duke thënë se prej 704 mjekëve të larguar Brenda 8 viteve, vetëm 40 prej tyre janë kthyer në Kosovë, edhe atë në sektorin privat.
Prej 704 mjekëve të cilët janë largu nga Kosova nga viti 2018, ne i kemi identifikuar 40 prej tyre që janë kthyer. Shumica prej tyre janë kthyer në sektorin privat”, ka thënë Sejdiu, në një intervistë për RTV21./Mediafokus.info./
Ndiqeni KETU deklaraten e Sejdiut.

