“Pajtohemi plotësishtë me BE-në”, Ambasada Gjermane kundërshton ndryshimet e propozuara në ligj për Specialën

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë është rreshtuar krahë Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura si Gjykata Speciale.

“Ne pajtohemi plotësisht me këtë deklaratë të BE-së”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

BE-ja kishte shprehur shqetësim lidhur me mundësinë e votimit të ndryshimeve në këtë ligj në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se ato ngrenë pikëpyetje serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe kushtetutshmërinë e ndryshimeve.

Bashkimi Evropian kishte theksuar gjithashtu nevojën për konsultime paraprake me autoritetet përkatëse para miratimit të ndryshimeve.