Jakup Krasniqi vjen shkurt në shtëpi – përlotet i vëllai: “Nuk mujta me pa”

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, nuk arriti ta shihte vëllain e tij, i cili sot erdhi në vizitë në shtëpinë e tij pasi Haga e lejoi atë për arsye humanitare.

I pyetur nëse ishte në dijeni për ardhjen e tij dhe nëse kishte arritur ta takonte, Daut Krasniqi për Klan Kosova u përgjigj shkurt: “Nuk mujta me pa. Sen, sen s’di”.

Krasniqi erdhi në Prishtinë për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.