17 euro për rikyçje të rrymës, kryetari i Bordit të ZRrE-së: Paratë u kthehen konsumatorëve në fund

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka nisur raportimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kerçeli e kritikoi tarifën e rikyçjes, të cilën e konsideroi si ngarkesë, transmeton Klankosova.tv

“Kjo tarifë prej 17 euro e ngarkon qytetarin. Pse qytetarët e Kosovës me pagu 17 euro? ” – pyeti Kërçeli.

Kryetari i Bordit, Driton Gojani tha se të hyrat nga këto tarifa i kthehen konsumatorëve përmes rregullimit të të hyrave të operatorit.

Kërçeli e kundërshtoi sërish.

“Ngarkesa është veç për një qytetar, 20 euro s’ka pasë me pagu rrymën, pe ngarkojmë 34, atij s’i kthehet”, tha ai.