Kardiologu Arlind Ferati, edhe në Ditën e Flamurit, dashurinë për atdheun e shpreh duke u kujdesur për njerëzit e vendit

Dr. Arlind Ferati, Specialist i Kardiologjisë, ka uruar bashkëqytetarët për ditën e Flamurit, nga Spitali i Gjilanit, ku ai dhe kolegët ndodhën në shërbim të pacientëve.

Me zemër kuqezi e pranë pacientëve tanë, ju urojmë – gëzuar 28 Nëntorin nga ekipi kujdestar i Spitalit tê Përgjithshëm Gjilan – ka shkruar Dr Ferati.

Ditë më parë ai ka mbajtur një kurs pesëditor me mjekët e QKMF-së në Gjilan, ku ka ligjëruar për problemet e zemrës.

“Pas çdo gjurme në EKG fshihet një zemër që shpreson të vazhdojë të rrahë” – shprehet kardiologu Ferati.

Dhe kush më mirë se ai e “lexon” dhe kupton një zemër se si rrah.

Gjilani është me fat që ka një mjek si Arlindi dhe të tjerët, të cilët i shërbejnë qytetarit me ndërgjegje të lartë, përgjegjësi e profesionalizëm edhe në ditë festash.

Edhe festa e Flamurit, e gjeti atë në këtë mision, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilajit./Mediafokus