Vdes edhe një anëtar i LDK-së
Kreu i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash, Selim Kryeziu, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së, Mynafir Beshiri.
Selimi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Dr. Mynafir Beshirin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar miq
Sot, më 29 gusht, ka ndërruar jetë Dr. Mynafir Beshiri. Doktori me vite të tëra i ka shërbyer qyetarëve të komunës së Dragashit dhe jo vetëm. Dr. Mynafir Beshiri gjithashtu ka qenë aktivist i LDK-së dhe ka bartur funksione në degën tonë. Vdekja e Tij është dhembje për mua dhe për shumë miq e pacient Tij.
Në emër të Kryesisë së Degës dhe në ermër timin personal, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që ndjenë dhembje për humbjen e doktorit!

