2.877 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Rreth 3 mijë persona, ose konkretisht 2.877 raste me COVID-19 janë ende aktive në Kosovë. Shifra u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShP).
Numri i përgjithshëm i të prekuve nga COVID 19 është 14.377, ndërkaq janë shëruar 10.926 raste.
Betejën me këtë virus e kanë humbur gjithsej 574 persona.
Sipas raportit të IKSHPK-së në 24 orëshin e fundit janë shëruar 44 persona, ndërsa janë konfirmuar 76 raste të reja.

