Mërgimtarët janë përmalluar për vendlindje, nesër arrijnë shtatë aeroplanë nga Zvicra
Heqja e Kosovës nga lista e karantinës, është mirëpritur nga mërgimtarët tanë, të cilët punojnë e jetojnë në shtetin helvetik.
Zvicra ka marrë vendim që Kosovën ta largojë nga lista e zezë, duke hequr karantimin për qytetarët që kthehen në shtetin zviceran nga data 28 shtator.
Pak orë pas këtij vendimi, mërgimtarët kanë filluar të planifikojnë e rezervojnë fluturime drejt Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin “Adem Jashari”, Driton Hyseni.
Mërgata jonë sapo e morri lajmin e autoriteteve zvicerane, vrapo të rezervojë fluturimin drejt Prishtinës.
“Në këto pak orë nga vendimi, janë shtatë fluturime të reja të planifikuara për të dielën 27 shtator e shumë të tjera të konfirmuara për javën që vjen… Mirë se vini”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin nga 6 korriku.

