Ish-komandanti i UÇK-së intervistohet sot në Hagë

Një ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së pritet të intervistohet sot në Hagë, transmeton Mediafokus.info.

Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Agim Çeku, i cili do të intervistohet në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

Intervistimi planifikohet të fillojë nga ora 9:30./Mediafokus.info/