Thaçi: Është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi

Presidenti Hashim Thaçi, ka theksuar se pas marrëveshjes së Uashingtonit, është arritur një mundësi për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi, raporton Mediafokus.info.

“Pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizim ekonomik, më 4 shtator në Uashington, është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Thaci, në Facebook.

“Jam mirënjohës për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së në këtë proces. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe njohje reciproke. Në këtë aspekt, ne gjithashtu i çmojmë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për arritjen e marrëveshjes finale”, ka shtuar Thaci./Mediafokus.info/