Një femër vdes në QKUK, rasti cilësohet ‘vdekje e dyshimtë’

Një femër ka ndërruar jetë në QKUK. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’. Në raportin 24-orësh të policisë nuk jepen hollësi tjera, pos që thuhet se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

VDEKJE E DYSHUAR: Lipjan 01.10.2020 – 13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, ishte dërguar në QKUK. Më vonë viktima ka ndërruar jete. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, thuhet në raport.