Ja si do të jetë moti sot në Kosovë
Gjatë dy ditëve të ardhshme moti mbi vendin tonë do të përmirësohet dukshëm, njofton Instituti Meteorologjik i Kosovës.
Vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

