Aksident me pasojë vdekjen, makina përplas 27-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një vazje ka ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan. Burime për Mapo bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit.

Mësohet se një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur një këmbësore rreth 27 vjeç, teksa kalonte rrugën.

Mësohet se mjeti drejtohej nga Gentjan Askurti, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije.

Drejtuesi i mjetit tip ‘Golf’ është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.

Ndërkohë, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.