Gjilani e ndal Prishtinën midis kryeqytetit

SC Gjilani ia ka ndalur Prishtinës serinë e dy fitoreve radhazi, duke e mposhtur midis kryeqytetit, raporton Mediafokus.info.

Gjilanasit kanë triumfuar me rezultat 0-2, me golat e Fiton Hajdarit në minutën e 13’ dhe të Gerhard Prognit në minutën 90+.

Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 13-të pikëve dhe pozicionohet në vendin e 3-të në tabelë, ndërsa Prishtina mbetet një vend më poshtë, me 11 pikë të tubuara./Mediafokus.info/