Adriana Matoshi reagon pas komenteve të shumta për lidhjen me futbollistin afrikan

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka qenë ndër personazhet më të diskutuar së fundmi në media, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Ajo ka nisur një lidhje të re me futbollistin 21-vjeçar me prejardhje nga Afrika e Jugut, Keith Groeneveld.

Në një intervistë për “Prive”, Matoshi pranoi se gjithçka mes tyre nisi nga një takim rastësor në lokalin e saj, ku Keith i cili është ish-futbollist i klubit vendor, Feronikel, frekuentonte shpesh lokalin e saj.

Ajo madje nuk hezitoi të përgjigjet edhe në pyetjen se çfarë mendon për paragjykimet e njerëzve, ku u shpreh si “i vjen keq për ata njerëz që gjykojnë njerëzit me ngjyrë”.

Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, aktorja duket se ka një reagim të shkurtër, për të përmbledhur gjithë këtë histori e cila është bërë virale në të gjitha mediat.