Konfirmohen tre të vdekur në Spitalin e Gjilanit, dyshohet në COVID-19

Tre persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të dyshuar si të prekur me COVID-19, raporton Mediafokus.info

Rastin e ka konfirmuar për Mediafokus, drejtori klinik i Spitalit, dr Ukshin Ismaili.

“Po, fatkeqësisht i kemi tri vdekje brenda 24 orëve në SPGJ. Janë të dyshuar me Covid. Rezultatet nuk i kemi ende, po i presim ato nga IKSHP. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve”, ka thënë Ismaili.

Përndryshe, në Gjilan, deri tani, si pasojë e virusit 52 persona e kanë humbur jetën, ndërkaq në nivel të Kosovës, ky numër ka shkuar në 720./Mediafokus.info