CNN: Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Gjiganti amerikan CNN ka shkruar se Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Mediafokus.info.

“Amerika ka zgjedhur demokratin Joe Biden si presidentin e 46-të, sipas projektimit të CNN, një zë veteran që ka projektuar qetësi dhe ka premtuar afrim shkencor për pandeminë dhe është zotuar ta stabilizojë politikën amerikane pas katër vjetëve me kaos të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë ”, thotë mediumi më i madh në Amerikë.

Deri tani, presidenti demokrat i ka arritur 273 vota elektorale, që ia sigurojnë Shtëpinë e Bardhë, teksa kandidati republikan ka mbetur në kuotën e 214 votave./Mediafokus.info/