Vdes në maternitet shtatzëna 20-vjeçare
Një 20-vjeçare ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në maternitet. Mësohet se e reja kishte shkuar në spital duke u ankuar për dhimbje të forta në bark dhe disa orë më pas ka ndërruar jetë.
Sipas mjekëve të maternitetit, foshnja ka qenë në një pozicion kryq në barkun e nënës, gjë që i ka shkaktuar asaj probleme dhe dhimbje. Megjithatë, trupi i pajetë i të resë i është nënshtruar një ekspertize mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.
Rasti ka ndodhur në Gjirokastër, ndërsa viktima është Klea Muxhaj nga Saranda, fshati Metoq, e cila ishte martuar në fshatin Zhulat, raportojnë mediat shqiptare.

