Ndalohet një kontrabandues, në kamion kishte 25 gjedha

Një person është ndaluar për ‘kontrabandë me kafshë’, pasi në kamionin e tij jane gjetur 25 gjedha, për të cilët nuk dihej origjina.

Fsh. Kabash 13.11.2020 – 12:07. Është ndaluar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të kamionit të tij ku kishte të ngarkuar 25 krerë gjedhe, për të cilat nuk posedonte dokumentacioni për prejardhje dhe për transport të kafshëve. Inspektorët e AVUK ka bërë verifikimin dhe janë konfiskuar kafshët dhe kamioni, ku janë dërguar në terminal doganor, thuhet ne raportin e policisë.