COVID-19 po bën kërdi n’Serbi

COVID-19 po bën kërdi në Serbi. Ky shtet fqinj ka shënuar të shtunën (14 nëntor) rekord të të infektuarve me COVID-19, transmeton Mediafokus.info.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 14,015 mostra të testuara, 3.822 kanë dalë pozitive në këtë virus.

Sipas të dhënave, autoritetet shëndetësore kanë shënuar edhe 17 viktima nga sëmundja COVID-19.

Në spitalet e Serbisë aktualisht janë duke u trajtuar 3.693 persona, ndërsa 163 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi ka arritur në 989.