Ferki Shala i kthehet muzikës pasi e la 15 vite më parë

Këngëtari i njohur mitrovicas, Ferki Shala, ka vendosur t’i kthehet muzikës. Në një emision, Shala ka folur për detajet e kthimit në skenë, shkruan “Jepi zë”.

“Jam tu e ba ni përgatitje, nja 15 apo 20 kangë të vjetra qytetare t’i këndoj, disa kangë të grupit TNT, nja 10-12 këngë të grupit TNT”, ka thënë Shala.

Por, këngët komplete ai nuk do t’i këndojë, pasi thotë se zëri nuk i punon njësoj pasi pati një ndërhyrje në fyt.

Por, Shala u pyet edhe nëse kjo është haram.

Ai thotë se mund të këndojë edhe të tjera këngë përveç ilahisë. Kështu, ai ka vendosur të këndojë edhe këngë të vjetra shqipe.