Kamber Zymberi zgjidhet anëtar në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat
Gjilanasi Kamer Zymberi ia arrin qëllimit – zgjidhet në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat. Ai kishte vendosur të kandidojë dhe ia doli të sigurojë edhe votat e nevojshme për t`u zgjdhur.
Vetë Zymberi ka njoftuar se ka siguruar votat e mjaftueshme për një vend në Këshillin e Përgjithshëm të Komunës Martigny-Charrat, shkruan albinfo.ch.
“Pas rezultateve zyrtare, më lejoni të ju njoftoj dhe posaçërisht të ju faleminderoj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes sime në këshillin e përgjithshëm komunal të komunës së Martigny-Charrat.
Falënderoj në veçanti të gjthë komunitetin shqiptar të komunës Martigny-Charrat pa dallim, për përkrahjen dhe besimin e dhënë”, ka njoftuar Zymberi në rrjetet sociale.
“Nuk është rastësi që kam vendosur të vazhdoj me PLR, e kam zgjedhur këtë parti, sepse besoj në programin e saj, në angazhimin e pafund në shërbim të qytetarëve të saj dhe në vlerat e saj”, kishte thënë Zymberi para kandidimit.

