Ndërroi jetë në spital e aksidentuara e djeshme
Ka ndërruar jetë në spital e aksidentuara e djeshme pas lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku në rrugën Shtime-Komoran.
Rruga Shtime-Komoran, fshati Krojmir, Lipjan 30.10.2020 – 20:10. Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

